E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i Tsarnaev per shperthimet e Bostonit

CBS News raporton se i dyshuari i sulmit në Maratonën e Bostonit Dzhokhar Tsarnaev ka shkruar një mesazh me dorë duke e përshkruar sulmin si një hakmarrje ndaj luftërave të SHBA-së në shtetet myslimane.
CBS News, duke cituar burime anonime, të enjten raportoi se Tsarnaev e ka shkruar mesazhin në murin e një barke, ku është gjetur pas sulmeve të 15 prillit.
Gazetari i CBS News John Miller tha se parimisht, në letër thuhet se  sulmet ishin hakmarrje për krimet e SHBA-së ndaj myslimanëve në vendet si Irak dhe Afganistan dhe se viktimat e Bostonit ishin “dëm kolateral” në të njëjtën mënyrë sikurse që ishin dëm kolateral edhe viktimat e pafajshme në luftërat e SHBA-së në botë.
Tsarnaev, 19 vjeçar, e ka cilësuar “martir” vëllanë e tij më të madh Tamerlan Tsarnaev, edhe ai i dyshuar për sulmin. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›