Irak, vdes shefi i shërbimeve sekrete i Saddam Hussein

Sabaoui Ibrahim al-Hassan, vëllai nga nëna i ish-diktatorit iraken, Saddam Hussein, dhe njëkohësisht ish-shef i shërbimeve sekrete vdiq sot nga sëmundja e kancerit në një spital të Bagdadit, citon një deklaratë e Ministrisë irakene të Drejtësisë.
"Sabaoui Ibrahim al-Hassan ishte dënuar me vdekje, nën akuzën e vrasjeve dhe krimeve kundër popullit iraken, pas kapjes së tij në vitin 2005", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë irakene të Drejtësisë, Wissam al-Fraiji.
"Vëllai i Saddam Hussein ishte transferuar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua", shtoi ai.
Anëtarë të tjerë të ish-regjimit të Hussein, vuajnë dënimin në burgjet irakiane./Indeksonline/