Irak, vihen në rrezik zgjedhjet e muajit janar
Një anëtar i komisionit zgjedhor, Qassim al-Aboudi, tha se veto do të thotë se zgjedhjet mund të shtyheshin.
Duke bërë të ditur vendimin për të përdorur veton ndaj një neni të ligjit të ri elektoral, zv-presidenti Hashemi tha se ai nuk ishte kundër gjithë ligjit në përgjithësi, dhe se nuk besonte se lëvizja e tij do të shkaktonte vonesa të tjera në proces.
Ai kërkonte vetëm ndryshimin e një neni në një mënyrë që t'i japë më shumë vende në parlament miliona irakianëve që lanë vendin gjatë dhunës.
Ai tha se atij i është dhënë siguri se parlamenti do të merret me këtë çështje shpejt, duke hapur rrugën për fillimin e fushatës.
Por komiteti i lartë i pavarur zgjedhor që administron zgjedhjet bëri të ditur se kishte pezulluar të gjitha përgatitjet për zgjedhje duke përfshirë edhe regjistrimin e kandidatëve dhe printimin e fletëve të votimit.
Ai tha se kishte nevojë për një periudhë të qartë 60 ditore për të përgatitur votën dhe se një datë përfundimtare nuk është përcaktuar ende.
Kryeministri, Nouri al-Maleki, e përshkroi veton si një kërcënim serioz për procesin demokratik dhe politik dhe i kërkoi komisionit zgjedhor të vazhdojë përgatitjet për zgjedhjet e janarit. /bbc/