Krujë, grabiten 4 sllovenë, hajdutët u hoqën si policë
TIRANE- Katër shtetas sllovenë janë grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës, në aksin Fushë Krujë- Lac.
Të katër sllovenët punonin me një projekt në Shqipëri dhe po lëviznin nga Apolonia drejt qytetit të Shkodrës. Menjëherë me të marrë informacionin policia ka nisur hetimin e ngjarjes.
Policia thotë se grabitja ndodhi rreth orës 04. 00 të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia të cilave i referohet tv NEWS 24 bëjnë të ditur se grabitësit pasi i kishin ndjekur me një makinë i kanë urdhëruar të ndalonin dhe më pas i janë prezantuar si oficerë të antidrogës.
Sipas versionit të ngritur deri në këto momente për ngjarjen, mësohet se grabitësit pasi i janë prezantuar si oficerë të antidrogës i kanë urdhëruar të dilnin jashtë dhe më pas kanë hipur në makinën e tyre dhe janë larguar.
Gjatë marrjes në pyetje të shtetasve sllovenë është mësuar se grabitësit nuk kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë pasur armë me vete.
Policia është vënë në kërkim të oficerëve të rremë të antidrogës, ndërsa ka gjetur në flakë makinën me të cilën grabtiësit i kishin ndjekur nga pas.
Nga verifikimet hetimore rezultoi se makina e autorëve rezultonte të ishte vjedhur pranë një lokali të njohur në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)