Berisha- Ramës: Nuk mund të dalim mbi drejtësinë
“Zoti Dule (Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së), i thuaj kryetarit të opozitës, i cili shpif gjithë kohës ndaj meje, se me asnjë forcë në botë nuk do të mund të nxish verdiktin e BE. Unë jam gati për kompromis por atë që kërkon ai nuk e bëj. Unë nuk mund të dal mbi vendimin e gjykatës. Ky vend funksionon mbi bazën e ligjeve demokratike”, theksoi Berisha, para deputetëve të kuvendit të Shqipërisë.
“Zoti Rama, vendi yt është në Parlament, në mbështetje të lëvizjes së lirë”, shtoi ai.
Ndërkohë, kryeministri ka prezantuar edhe Buxhetin e vitit të ardhshëm në Parlament, duke e vlerësuar atë si historik-që siç tha ai -është buxheti i vitit të parë të ecjes së sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe se do të miratohet vetëm 4 ditë pasi ministrat e vendeve të BE-së vendosën të hapin dyert për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë.
“Buxheti i vitit 2010 është buxheti i dytë për cdo shqiptar. Ky është buxhet historik në shumë aspekte sepse është buxheti i vitit të parë të ecjes sonë të sigurtë drej BE-së”, theksoi kreu i qeverisë.