Irak, zbulohet tjetër varr masiv

Autoritetet irakiane zbuluan një varr masiv ku mendohet se janë varrosur mbi 900 persona.
Varri i përbashkët u zbulua në rrethinat e qytetit të Divaniyah dhe mendohet se të u përket viktimave kurde të cilat janë zhdukur gjatë periudhës së diktaturës së Sadam Huseinit.
Sipas autoriteteve, dyshohet se varreza masive është përdorur në vitet 80. Mbetejet e trupave pajetë u dërguan në laboratoret vendase për t`u identifikuar.