E Diel, 1 Nëntor 2026

Orban: BE të fillojë negociatat me Maqedoninë

Një letër mbështetje për eurointegrimin e Maqedonisë dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor ka dërguar kryeministri hungarez, Viktor Orban, tek anëtaret e Këshillit të BE-së dhe deri te përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Përbashkët dhe të Sigurisë, Catherine Ashton.
 

Ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Ferenc Kekeshi konfirmoi se bëhet fjalë për një memorandum, në të cilin kryeministri Orban e përmbledh veprimtarinë gjatë kryesimit 6-mujor të Budapestit me BE-në, si dhe shqyrtimet e tij nga vizitat në Shkup dhe në qendrat e tjera të rajonit.
 

Në letrën dërguar në 1 korrik, theksohet se Hungaria është fuqimisht e bindur se Ballkani Perëndimor duhet të përparojë në lidhje me eurointegrimet, sepse edhe për BE-në është e domosdoshme që ky rajon të bëhet më i fuqishëm dhe të bëhet pjesë e Unionit.
"Qëndrimi ynë në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm është parimor, dhe vendet duhet t`i plotësojnë parakushtet e kërkuara, të cilat duhet të vlerësohen individualisht pa asnjë lloj lëshimi. Sa i përket Maqedonisë, qëndrimi i kryeministrit Orban është se negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt që është e mundur dhe se zgjidhja e çështjes dypalëshe për emrin, mund të zhvillohet paralelisht”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›