Irak,14 të vdekur pas arratisjes të burgosurve
Tre militantë islamikë u arratisën nga qelitë e tyre pas përleshjeve të mbrëmshme me një rajon policie në qytetin perëndimorë irakian Ramadi, ku mbetën të vrarë të paktën shtatë policë dhe shtatë militantë, njoftuan zyrtarët. Të burgosurit të cilët mbaheshin në ndërtesën al-Fursan sulmuan një polic, i cili hyri sot në mëngjes në një qeli, duke i vjedhur armën dhe duke e vrarë atë, deklaroi gjeneralmajori Tareq Yusuf, komandanti i policisë së provincës Anbar. Gashtë policë të tjerë, përfshi një nënkolonel dhe një kapiten, u vranë gjatë përleshjeve të mëvonshme dhe gjashtë të tjerë u plagosën, deklaroi Yusufi. Shtatë militantë brenda burgut u vranë gjatë përleshjeve, shtoi ai. Policia shpalli ndalimqarkullimin dhe kontrolloi shtëpitë në Ramadi, një qytetet kryesisht paqësor 100 kilometra në perëndim të Bagdadit, deklaroi Yusufi.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, i cili kërkoi të mbetej anonim, theksoi se numri i viktimave në radhën e policëve ishte 10 dhe shtoi se nënkoloneli Abdul Ghaini al-Dulaimi, i cili drejtonte rajonin e policisë, ka vdekur. Si Yusufi, i njohur gjithashtu si Tareq al-Dulaimi, ashtu edhe zyrtari i ministrisë theksuan se tre liderët e grupit islamik sunit i lidhur me al-Kaidën në janë arratisur gjatë përleshjes. Zyrtari i Ministrisë së Brendshme theksoi se 23 nga 40 të burgosurit të cilët ishin arratisur fillimisht u kapën më vonë.