E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santa Klaus vrases ne Los Anxhelos

Te pakten 3 veta kane humbur jeten, kur nje person i veshur me kostumin e babagjyshit te Vitit te Ri, ka nisur te qelloje me arme ne nje mbremje qe mbahej ne prag te Krishtlindjeve ne periferi te Los Anxhelosit. Burime policore bene te ditur gjithashtu se nje femije 8 vjecar dhe nje vajze rreth te njezetave, jane shtruar ne spital pas plageve te marra, por qe te dyja jane jashte rrezikut per jeten. Burri i veshur si babagjyshi i Vitit te Ri, ka nisur te qelloje me arme ne drejtim te njerezve rreth mesnates, ndersa policia kur ka shkuar ne vendngjarje, ka pare edhe nje zjarr te madh qe ka shkaktuar deme te konsiderueshme ne 2 shtepi aty prane. Policia arrestoi pergjegjesin e sulmit me arme, i cili eshte Brus Xhefri Pardo 45 vjec. Autoritetet saktesuan se emri i vrasesit u be i ditur nga personat qe merrnin pjese ne mbremjen qe ishte organizuar me rastin e Krishtlindjeve. Sipas disa informacioneve te pakonfirmuara, njera nga shtepite ku ndodhi sulmi, i perket te afermeve te pergjegjesit te ketij sulmi, i cili thuhet te kishte probleme familjare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›