E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi do vendose ambasade ne Kosove

Shefi i diplomacise se Malit te Zi, Milan Roçen, ka thene se vendi i tij se shpejti do te vendose marredheniet diplomatike me shtetin e pavarur te Kosoves. Por Roçen, theksoi se nuk do te ngutet me vendosjen e ambasadorit te ri ne Serbi. Nderkohe, Ministri i jashtem i Britanise se Madhe, Dejvid Miliband ka deklaruar se Serbia mund te behet kandidate per hyrje ne BE ne vitin 2009 nese i ploteson detyrimet ndaj Gjykates se Hages dhe luan rol pozitiv dhe konstruktiv ne rajon. Ne nje shkrim autorial per “Veçernje Novosti”, Miliband thote se mospajtimet persa i perket kosoves do te vazhdojne por shton se duhet fokusuar ne qellimin e perbashket, qe te gjitha bashkesite te jetojne ne paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›