E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak,30 të vdekur nga shpërthimi i bombës

Shpërthimi i një bombe vrau sot të paktën 30 persona si dhe plagosi më tepër se 30 të tjerë në veri të Irakut, në qytetin multietnik të Kirkukut, duke prishur qetësinë e pushimeve të myslimanëve, deklaroi policia. Personi e shpërtheu bombën brenda një restoranti kurd rreth 10 kilometra në veri të Kirkukut, deklaroi shefi i policisë së Kirkukut, Jamal Tahir. Tahir deklaroi se restoranti ishte plot gjatë orës së drekës. Shumë irakianë janë me pushime gjatë Bajramit si dhe kanë më shumë mundësi të frekuentojnë restorantet.Forcat e sigurisë rrethuan zonën pas shpërthimit të bombës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›