E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Malit, të rinjtë ekskursion në Dajt

Dhjetra gjimnazistë të kryeqytetit, kanë lënë rutinën e përditshme, kafet dhe mjediset argëtuese që ata frekuentojnë çdo ditë, për të kryer një eksursion në malin e dajtit. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Malit, shoqata e alpinistëve dhe KESH, kanë ndërmarrë këtë inisiativë që përveç edukimit mbi kujdesin dhe rëndësinë e maleve në jetë, largon të rinjtë nga veset. Këtë vit, aktiviteteve kushtuar maleve u është vënë theksi tek shëndeti mendor dhe fizik, mirëqënia e të cilëve lidhet ngushtë me këto terrene. Për shumë gjimnazistë ekskursioni në malin e dajtit, është vlerësuar për rëndësinë që aktivitete të tilla kanë, si në edukimin e tyre fizik ashtu edhe në dobi të kalimit të kohës së lirë. 11 dhjetori është caktuar nga OKB prej viti 2003, si dita ndërkombëtare e malit, pë rtë kujtuar dhe edukuar çdo shoqëri mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin ekonomik të këtyre zonave. Llogaritet që në botë ¼ e relievit mbulohet nga mallet dhe rrreth 10 % e popullsisë jetojnë në këtë sipërfaqje. Ndërsa në shqipëri malet përbëjnë 2/3 e territorit, sipërfaqje në të cilët popullata vendase siguron burimet e jetesës dhe kontribuon në ekonominë kombëtare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›