Iraku anet e panjohura te nje pushtimi
Shtetet e Bashkuara pasuan goditjen e pare ne pranvere te vitit 2004 ne nje moment kur ishin ende zyrtarisht nje fuqi pushtuese. Dy fjale te vetme simbolizuan permasat e jashtezakonshme te demit te madh qe iu shkaktuan Abu Ghraib. Menyra se si ushtaret qe kishin marshuar ne vend me statusin e clirimtareve ishin sjelle ndaj qenieve njerezore dhe te drejtave te njeriut ne ate burgun famekeq te Irakut i beri imazhit te Shteteve te Bashkuara nje dem te pariparueshem. Jo per sa u perket viktimave kursit qe do te merrte lufta marredhenies se Perendimit me boten islame dhe mistikes amerikane si superfuqi.
Shtetet e Bashkuara ndryshe nga regjimet e Lindjes se Mesme e gjeten forcen e tyre per te hetuar mbi kete skandal. Por a ia vlejti nje gje e tille A i solli kjo lufte Irakut te drejtat e njeriut Po por vetem ne siperfaqe. Sot irakianet kane te drejten e nje vote te lire. Sipas ligjit ata gjithashtu gezojne lirine e mendimit dhe lirine e medias. Por ajo cka ka ndodhur eshte e tmerrshme. Njerezit me siguri qe do te jene kurioze qe te lexojne kapitujt ne te cilet flitet per Abu Ghraib ne kujtimet e Bushit Cenit dhe Ramsfeldit per te zbuluar se me cfare fjalesh ata do tu drejtohen vejushave te gjymtuarve dhe te demtuarve nga ana psikologjike.
Kishte edhe nje arsye te katert per fillimin e luftes nje arsye qe kishte shume kuptim per disa gjate diteve te turbullta para nisjes se sulmit ne Irak madje edhe per ata qe nuk donin qe te benin aleance me Bushin per kete ndermarrje te madhe ushtarake. Plani per te krijuar nje shembull per demokracine ne Lindjen e Mesme permes Irakut nuk ishte vetem nje ide qe permbante parimet amerikane por edhe ato japoneze gjermane te pas Luftes se Dyte Boterore. E kush mund te kundershtonte te drejtat e Irakut per demokraci dhe liri
Argumenti i demokracise permbante nje element ndershmerie qe shkonte pertej pretendimeve te ndryshme te agjencive te sherbimeve sekrete. Po a e justifikonte lufta kete argument
Irani i fituari i vertete i luftes ne IrakSigurisht qe eshte nje perfundim pozitiv i sulmit vota e lire e irakianeve qe nga viti 2003. Pas zgjedhjeve te fundit ne mars te ketij viti kandidatet per 7 muaj me radhe nuk gjeten dot nje emerues te perbashket per te formuar qeverine. Gate tri javen te fundit u be e dukshme qe Presidenti ne detyre Nouri al-Maliki do te vazhdonte te qendronte ne ate detyre per nje mandat tjeter.
Por shume irakiane jane shume te pakenaqur ne lidhje me menyren se si u zgjodh Maliki si dhe pasojat qe ka zgjedhja e tij. Eumlshte nje paralajmerim per te ardhmen e Irakut. Zgjedhja e Malikit bie ne kontradikte me rezultatet e zgjedhjeve. Ai u mund me nje pikavarazh shume te vogel dhe ne kete menyre cimentoi dominancen e njerit grup sektar ndaj tjetrit. Palet ne luften sekrete e kaluan te gjithe veren ne nje kerkim te deshperuar te kompromisit. Me pas ne fillim te shtatorit nderhyri Irani. Teherani kerkon qe ta shohe nje autokrat shiit si Maliki qe te kete pushtetin ne Bagdad dhe nuk do te donte kurre qe rivali i tij shekullor Allaui te ishte ne vend te tij. Vetem disa dite pas terheqjes se trupave te fundit ushtarake amerikane nga vendi ne fund te muajit gusht nje ajatollah ne qytetin e shenjte iranian ne Qom beri per vete nje nga armiqte e Malikit liderin shiit Muqtada al-Sadr. Deri ne ate moment rezistenca e tij ishe pengesa kryesore ne rrugen e zgjedhjes se Malikit ne krye te Irakut. Por miqte e tij me ne fund kishin mundur qe ta bindnin al-Sadr. Dhe per te qene edhe me ne rregull dhe te plotesuar nje tjeter lider shiit ishte bere per vete libanezi Hassan Nazrallah kreu i grupit radikal islamist Hezbollah.
Se bashku me kurdet Maliki ishte i afte qe te formonte qeverine e tij. Kjo i la sunitet pjesa me e madhe e te cileve kishin votuar per nje kandidat shekullor pa mbeshtetje. Maliki i cili tashme kishte shfaqur mjaftueshem tipare autoritare ne mandatin e tij te pare ka nisur qe te operoje me te njejtat metoda autokratike duke vene madje portretin e tij me permasa te medha ne fasadat e godinave kryesore te vendit. Tashme rruga e tij eshte e qarte dhe e qete. Ai ka mbeshtetjen e Iranit i cili pjeserisht per shkak se amerikanet i hoqen qafe armikun e vjeter Sadam eshte ne fakt i fituari i vertete i luftes se Irakut.
Nje vend teper i dobet per demokraciKanalet televizive arabe u kane kushtuar nje vemendje shume te madhe tentativave per vendosjen e pushtetit ne Irak. Zgjedhjet e fundit u shoqeruan edhe me akte te dhunshme jo si ato te zgjedhjeve te vitit 2005 dhe konfirmuan edhe njehere realitetet fetare ne Irak dhe ndikimin qe kane fqinjet e fuqishem ne fatet e ketij vendi. Iraku ne fund te fundit nuk eshte nje shembull qe vendet e tjera te rajonit duan qe ta ndjekin.
Vendi i shkaterruar nga lufta eshte shume i dobet per nje demokraci. Ndoshta do te forcohej nese Shtetet e Bashkuara do te nderhynin serish dhe kete here jo sic bene ne vitin 2003 me ushtri dhe arme por permes ekspertizes dhe ndihmes konkrete ekspertize qe e solli ne fillim por qe me pas ata u dhane aq shume pas luftes sa harruan se ishin aty per paqen. Por kjo eshte nje detyre dhe nje mision qe ata nuk mund ta kryejne me as ne Irak as ne Kine dhe as ne Burma. Kur Barak Obama nje demokrat dhe nxites i te drejtave te njeriut flet per demokracine dhe te drejtat e njeriut sot duket se askush nuk ia ve veshin me. Dhe kjo situate jo per faj te tij por per faj te luftes.
Lufta e Irakut erdhi ne nje kohe te gabuar dhe per arsyet e gabuara dhe pasojat e saj jane katastrofike. Pjesa me e madhe e asaj qe ka ndodhur mund te ishte parashikuar dhe parandaluar.
Rruga nga Bagdadi drejt Abu Ghraib kalon neper nje sere muresh te cilat jane pikturuar me ngjyra patriotike. Jane muret e magazinave te medha te cimentos te dyqaneve dhe godinave te tjera. Aty afer ndodhet edhe nje hipodrom ne afersi te lagjes Amiria nje lagje sunite qe ishte nder te fundit lagje qe iu dorezua amerikaneve.
Ne kete hipodrom zhvillohen gara me kuaj dy here ne jave. Ne fakt kjo eshte nje shenje progresi dhe ndryshimi pasi tani irakianet nuk do ti perdorin me kuajt per lufte por per hipizem gara dhe kohe te lire. Rruga drejt ketij hipodromi eshte e shtruar dhe e rrethuar me peme qe jane mbjelle rishtas. Por vetem pak larg ketij oazi te vogel shtrihet rruga dhe peizazhi i shkrete nje peizazh ne te cilin mund te humbasesh lehtesisht dhe cka eshte me e keqja mund te perballesh edhe me te papritura te pakendshme. Ne nje zone te tille thone se nuk eshte mire qe te te shohin ne shoqerine e nje te huaji. Ka nga ana qe thone se gjerat po perkeqesohen dita-dites per shkak te bombave magnetike qe u vendosen makinave dhe vrasjeve me arme me silenciator. Shkak i kesaj situate ishte mungesa e stabilitetit te qeverisjes dhe pritja e gjate per formimin e saj. Megjithate banoret mendojne se ndoshta ku i dihet gjerat marrin per mire. Ne nje vend te shkaterruar gjithcka eshte e mundur. Te huajt ikin kur mbarojne pune por ne na duhet te perballemi ketu perdite me fatin tone thote nje irakian i cili nuk e ka humbur ende shpresen per dite me te mira edhe ne vendin e tij.