E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa vlefshmeria e komisioneve hetimore parlamentare

Ardhja e papritur e Z. Rama ne takimin e organizuar nga Z. Berisha mbi reformen zgjedhore krijoi pershtypjen se palet me se fundi kane gjykuar ti japin fund ngercit politik. Nga dialogu i zhvilluar si dhe propozimi i ofruar nga opozita binte ne sy diferenca e qasjeve mbi Kodin Zgjedhor. Opozita parashtronte si objektiv kryesor nevojen e hetimit te zgjedhjeve si kusht per nisjen e reformes zgjedhore. Ne gjykimin e saj ky hetim ka nje rendesi te vecante jo vetem per konstatimin e problemeve por edhe per te identifikuar personat pergjegjes qe e kane krijuar kete situate. Ndersa mazhoranca ne propozimin e saj e ve theksin me shume te perfshirja e rekomandimeve te OSBE/ODIHR ne Kodin Zgjedhor sesa te hetimi.

Keto pozicione po te arsyetohen me logjiken e politikes jane te mirekuptuara. Kjo per faktin se opozites i intereson ta perdore hetimin si instrument per te delegjitimuar qeverine ne syte e opinionit publik ne prag te zgjedhjeve vendore ndersa mazhoranca te tregoje se nuk i mungon vullneti per te reformuar sistemin zgjedhor dhe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Me nje lexim te percipte te krijohet pershtypja sikur palet nepermjet ketyre qendrimeve perjashtuese e kane te veshtire te gjejne pikat e perbashketa por ne fakt te dyja kushtezojne njera ndash tjetren. Pasi hetimi nese ndermerret nga komisioni parlamentar nuk do te mjaftohet me identifikimin e problemeve apo personave pergjegjes pasi do ti linde nevoja te beje korrigjimet e nevojshme duke iu referuar rekomandimeve te OSBE/ODIHR si pasoje e presionit te nderkombetareve. Njekohesisht edhe qeveria nuk mund te ndermarre nje reforme nese nuk identifikon me pare dimensionin dhe natyren e problemeve qe u konstatuan ne keto zgjedhje. Jo vetem se kete gje e kerkon opozita por edhe se nuk ka shumicen e cilesuar per ti votuar keto reforma.

Ne parim ngritja e nje komisioni ad hoc parlamentar ose sic njihet ndryshe komisioni hetimor eshte nje nga instrumentet qe i mundesohet legjislativit per te hetuar mbi nje ceshtje me interes publik. Pa dashur te paragjykoje efikasitetin e punes se tij apo te idealizoj rezultat qe do te prodhoje ai deshiroj te evidentoje disa arsye qe me shtyjne te paragjykoj efikasitetin e komisionit dhe mos idealizoje ndikimi e tij. E gjitha kjo jo per te frenuar iniciativen e opozites por per ti kujtuar asaj kushtezimet qe ka nje komision dhe problematikat qe jane shfaqur ne vite nga komisionet hetimore. Me poshte prezantohen disa nga keto kushtezime dhe probleme.

Kushtezimi i pare vjen si pasoje e influencave te interesave politik. Sic dihet keto komisione ne pergjithesi ngrihen per te shqyrtuar nje ceshtje konkrete qe ambalazhohet si interes publik por ne thelb ka nje prapavije te mirefillte politike. Puna e ketyre komisioneve gjate shqyrtimit te objektit te hetimit ka probabilitet te madh te kushtezohen me shume nga interesi politike sesa ai publik. Edhe kete radhe gjasat jane te perseritet i njejti skenar. Me pak fjale perfaqesuesit e Partise Socialiste me ane te ketij hetimi do te synojne te sigurojne sa me shume fakte per te vertetuar delegjitimitetin e qeverise aktuale ndersa pala tjeter te provoje te kunderten. Keto interesa do te detyrojne palet qe ne Parlament te dalin me dy raporte. Njeri i lexuar nga kryetari me syzet e opozites ndersa tjetri i lexuar nga nenkryetari me syzet e mazhorances. Kakofonia e problemeve dhe rekomandime do te detyroje palet ti referohen perseri konstatimeve dhe rekomandimeve te OSBE/ ODIHR.

Kushtezimi i dyte vjen nga tentativat per te shperndare pergjegjesine. Komisioni i kryesuar nga opozita do te tentoje te identifikoje problemet dhe parregullsite qe paraqiten keto zgjedhje ndersa perfaqesuesit e qeverise do te synojne te balancojne papergjegjshmerine. Nje skenar i ngjashem me fushaten e fundit antikorrupsion. Opozita do te deshmoje para kamerave shkeljet e bera nga komisioneret e mazhorances ndersa mazhoranca do te akuzoje punen e komisionereve te opozites. E gjitha kjo me synimin final krijimin e pershtypjes ne publik se opozita flet pa fakte por akuzon per arsye politike dhe nese ka shkelje kjo gje eshte bere nga te dy palet. Perseri kakofoni akuzash dhe nje dhune mediatike.

Kushtezimi i trete vjen nga mungesa e nje success story nga ana e komisioneve hetimore. Ne pergjithesi nese do te bejme nje retrospektive te punes se komisioneve hetimore do te verejme se veprimtaria e tyre ne disa raste ose eshte kryer ne kundershtim me dispozitat kushtetuese ose ka degraduar per arsye te mirefillta politike. Kjo gje ka sjelle qe komisionet hetimore ne syte e publikut te perceptohen me shume si iniciativa per te perllosuar punen e nje personi apo institucioni per llogari politike sesa ti sherbejne kazuses qe kane trumbetuar. Rezultati i punes se tyre i ka dhene kuptim maksimes Nese duhet te mbyllesh nje ceshtje ngri nje komision hetimor parlamentar.

Kushtezimi i katert vjen nga suksesi i precedentit te 2007. Sic eshte bere e njohur nje nga arsyet qe opozita insiston ne ngritjen e komisionit hetimor eshte vendosja para drejtesise te personave qe kane shkelur ligjin. Sipas saj vendi nuk vuan nga ligje te keqija por nga persona qe e shkelin rregullisht ate prandaj i duhet dhene fund kesaj praktike dhe personat pergjegjes te shkojne para drejtesise. Ne parim duket nje pretendim i drejte qe duhet mbeshtetur dhe inkurajuar me qellim krijimin e precedentit te penalizimit te cdo personi qe guxon dhe shkel ligjin zgjedhor. Por ne fakt nje gje e tille nuk eshte se nuk ka ndodhur me perpara. Mjafton ti referohemi hetimit te ndermarre nga ana e prokurorise dhe vendosja para drejtesise se nje numri te konsiderueshem komisioneresh ne zgjedhjet e 2007 per te vleresuar efektet qe do te kete penalizimi i tyre dhe garancite se nje gje e tille nuk do te perseritet ne zgjedhjet lokale te 2011-s.

Kushtezimi i peste vjen nga eficenca e prokurorise dhe paanshmeria e gjykatave. Pavaresisht se komisioni do te grumbulloje fakte per procedim penal te disa komisioreve suksesi i hetimit do te varet nga eficenca e prokurorise dhe paanshmeria ne gjykim nga ana e gjykatave. Niveli i reagimit te prokurorise ne zgjedhjet e meparshme si dhe ndaj akuzave te tanishme per korrupsion si dhe paanshmeria e gjykatave nuk jep ndonje garanci se do ti jape pergjigje kerkeses se opozites per vendosje e precedentit te ndeshkueshmerise ne masen qe e pretendon ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›