E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Elbasan

Elbasan - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar disa takime në Qarkun e Elbasanit. Gjatë fjalës së rastit, Meta shprehu besimin se alternative e LSI do të fitojë jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë, pasi kauzat e LSI dhe politika e drejtë që ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë kanë gjetur mbështetje gjithnjë dhe më të madhe tek qytetarët.

Meta u shpreh se LSI do të sfidojë të dy forcat e vjetra, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin që shpërtheu në Gërdec të Berishës dhe njëkohësisht mungesën e seriozitetit dhe talljen me drejtësinë dhe shtetin ligjor të kreut aktual të PS, i cili për interesa të ulëta dhe pazare, këmbeu Kodin Zgjedhor me P/ligjin e Prokurorisë, duke e lënë në duart e Berishës së korruptuar drejtësinë.

“Edi Rama është betuar dhe përbetuar se nuk do e votonte së bashku me Berishën Reformën në Drejtësi. Ligjin e Qeverisë për Prokurorinë aq shumë të anatemuar nga Kryetari i PS Rama vetëm pak muaj më parë, tani deputetët e PS i japin votën, duke bekuar njëkohësisht edhe për kontrollin e drejtësisë nga Berisha”-theksoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›