E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, LSI akuza

Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar këtë të diel për çështjen e pronave në vend. Në një prononcim për mediat, zv/sekretarja e Përgjithshme Brizida Gjikondi theksoi se sistemi i pronësisë në vend ka hyrë në kolaps. “Pikërisht tani në fundvitin 2008 për arsye të zvarritjeve mashtruese u dogj fondi prej 500 milion lekësh, fond i alokuar nga Qeveria i cili do të shërbente për kompensimin e ish-pronarëve. Pavarësisht rregullimeve me ligj dhe korrektësisë së ish pronarve ne plotësimin e dokumentacionit sipas afateve të përcaktuara në ligj ata sërish u mashtruan nga demagogjitë e kësaj qeverie”-theksoi Gjikondi.

Më tej, Gjikondi deklaroi se qeveria ka injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon tërësisht procedurat e ndjekura deri më tani në procesin e legalizimit. Më tej, Gjikondi theksoi qeveria kishte premtuar se do të bënte një inventar tërës të ndarjes së pronave sipas ligjit 7501 si dhe të gjitha pronave shtetërore, gjë që sipas sv/sekretares së LSI-së, kjo nuk ka ndodhur.

“LSI shpreh shqetësimin pasi sa më sipër si dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me sistemin pronësor janë jetikë jo vetëm për stabilitetin ekonomik dhe investues në Shqipëri por kanë të bëjnë në mënyrë direkt me të drejtat e njeriut dhe integrimin evropian të vendit”-përfundoi Gjikondi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›