E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhen 6 marrëveshje me Kinën

Këto marrëveshje u nënshkruan me rastin e vizitës në Tiranë të zëvendëskryeministri të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Dejiang, i cili u prit nga homologu shqiptar Ilir Meta.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera shumëplanëshe mes dy vendeve tona, veçanërisht në planin politik dhe ekonomik, janë rritur dhe do të zhvillohen në nivele më të larta. Shqipëria e konsideron Republikën Popullore të Kinës një partnere shumë të rëndësishme në planin politik dhe ekonomik global”, theksoi Meta gjatë konferencës për shtyp.

Ai shtoi se Shqipëria do të vazhdojë t’i përmbahet qëndrimit të saj të palëkundur për njohjen e një Kine të vetme: Republikën Popullore të Kinës. “Kam ardhur në Shqipëri me qëllimin kryesor për të festuar bashkë me popullin shqiptar, 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona dhe konsolidimin e miqësisë tradicionale, forcimin e bashkëpunimit diplomatik, për të çuar përpara zhvillimin e mëtejshëm e më të madh të marrëdhënieve dypalëshe në kushtet e reja”, tha zëvendëskryeministri kinez.

Ai tha se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës tashmë janë tradicionale dhe se do të thellohen edhe më tej, me investime të biznesit kinezë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›