E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet Shpëtim Idrizi, shpalos platformën e PDU-së

Ai deklaroi gjithashtu se përveç kësaj pike, një tjetër synim i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, është edhe ai që ka të bëjë me emigrantët dhe me interesat kombëtare.

“Është folur shumë për zgjidhjem e çështjes çame, por ne kemi parashikuar disa hapa konkretë. Ne propozojmë që diplomacia jonë të negociojë amendimet e ligjit grek të vitit 1980, që do lejonte riatdhesimin në Greqi të të gjithë çamëve. Pra ne kërkojmë riatdhesim të të drejtave të humbura dhe jo thjesht kompensim pronash. Ne besojmë se Papandreu do respektojë traditën më të mirë të së majtës greke. Jemi të gatshëm të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare dhe do ndërmarrim një nismë që parlamenti të miratojë një rezolutë për çështjen çame”, theksoi Idrizi.

Me tej, ai shtoi se PDU-ja ka një projekt të detajuar edhe për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve. ”Vetëm pak ditë me parë Kosova miratoi ligjin për mërgaten dhe ne duhet ta miratojmë një gjë të tillë. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me ju për arritjen e këtyre objektivave”, nënvizoi ish-deputeti socialist. Idrizi theksoi gjithashtu se busulla e PDU-së është interesi kombëtar dhe për këtë çështje do bashkëpunojë me të gjitha palët.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›