E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku mirëpret largimin e forcave amerikane

Qeveria irakiane ka mirëpritur njoftimin e presidentit amerikan, Barack Obama, që rreth 40 mijë trupa amerikane sa janë në Irak, do të tërhiqen deri në fund të vitit.

Në një deklaratë e zyrës së kryeministrit, Nuri al-Maliki, u theksua se një tërheqje e plotë e amerikanëve do të lejonte të dyja vendet të fillojnë një marrëdhënie të re strategjike, e cila është në interes reciprok.

Shefi i shtabit të ushtrisë së Irakut, Babakar Zebari, citohet të ketë thënë se ai dëshiron që disa trupa të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s të qëndrojnë edhe pas vitit 2011, për të trajnuar ushtarët irakian.

Obama ka bërë këtë njoftim të premten, si duket pas bisedimeve me Irakun rreth shtyrjes së afatit të tërheqjes së trupave amerikane.

Në komentet në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se “forcat amerikane në Irak pa diskutim do të jenë në atdhe për pushimet e fundvitit”.

Presidenti tha se ai dhe Maliki ishin dakord në këtë pikë. Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, tha Obama, po futen në një fazë të re, bazuar në interesat dhe respektin reciprok.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›