E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran 44 te vdekur ne aksidentin rrugor

Të paktën 44 persona mbetën të vrarë kur dy autobuzë u përplasën pranë qytetit iranian të Qomit, informuan mediat lokale.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, kur goma e një autobuzi shpërtheu ndërsa mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë. Si rrjedhojë e humbjes së kontrollit, autobuzi në fjalë u përplas me një tjetër autobuz që lëvizte në drejtim të kundërt. Dhjetëra udhëtarë të plagosur u shoqëruan në spitalet e zonës e bilanci i të vdekurve nuk është përfundimtar. Irani ka një prej statistikave më të këqija të sigurisë në rrugë, ndonëse në vitet e fundit janë regjistruar disa përmirësime. Në vitet 1990, sipas "Agence France Presse" mesatarisht 28 mijë persona mbeteshin të vrarë çdo vit në aksidente, në një vend me vetëm 4 milionë automjete në qarkullim. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›