E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA denohet ccedilifti qe vrau femijen e biresuar

Një çift amerikanësh u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës së tyre adoleshente, të cilën e kishin birësuar më parë nga Etiopia.

Larry dhe Carri Williams, nga shteti i Uashingtoni, lanë pa bukë dhe rrahën vazhdimisht të bijën Hana, deri kur ajo ndërroi jetë në oborrin e shtëpisë në maj 2011. Ata u shpallën fajtorë edhe për agresion ndaj të birit, të cilin gjithashtu e kishin birësuar nga Etiopia. Avokati mbrojtës u përpoq të bindte jurinë se të pandehurit ishin prindër të këqinj, por jo kriminelë. Gjatë gjyqit, secili prej partnerëve u përpoq të fajësonte tjetrin për vrasjen. Zoti dhe zonja Williams pritet të dënohen secili me burgim të përjetshëm, kur gjykata të marrë një vendim më vonë gjatë muajit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›