E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Garda Revolucionare dënon fyerjen e liderve fetarë

Lajmi u bë i ditur sot nga një agjenci iraniane gjysmë zyrtare lajmesh, duke cituar një deklaratë të gardës. Në deklaratë thuhet më tej se do të bëhet më shumë presion ndaj opozitës reformatore, pasi një media zyrtare njoftoi se studentët opozitarë kishin shkatërruar fotografi të Khomeinit dhe disa udhëheqësve të tjerë gjatë një proteste antiqeveritare të hënën e kaluar.

"Ne, si pasues të Imam Khomeinit, nuk do të tolerojmë asnjë të metë në identifikimin, gjetjen dhe ndëshkimin e atyre që janë pas fyerjeve dhe atyre që i kryen ato", njoftoi agjencia e lajmeve ILNA, duke cituar deklaratën e gardës. Në deklaratë akuzohet gjithashtu edhe përfshirja e "armiqve të huaj".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›