E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut-SHBA, rinisin bisedimet e paqes

Lajmi u bë i ditur sot nga agjencia e lajmeve koreanoveriore, "Yonahp". Dy vendet ranë dakord për të nisur bisedimet e paqes kur i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stephen Bosworth, vizitoi Veriun javën e shkuar, njoftoi agjencia “Yonhap”, duke cituar burime qeveritare të Koresë së Jugut.

"Unë besoj se tw dy palët kanë rënë dakord për të rinisur bisedimet katër palëshe të paqes kur u nënshkrua edhe një marrëveshje për rinisjen e bisedimeve për çarmatimin bërthamor", citohet të ketë thënë një qeveritar i Koresë së Jugut, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

"Ishte Koreja e Veriut që kërkoi e para që çështja të diskutohej ndërmjet të katra palëve", shtoi zyrtari. Të premten, Peniani la të kuptohej pas bisedimeve me Bosworth se mund t'i jepte fund bojkotit disa vjeçar të negociatave gjashtë palëshe për programin bërthamor.

Armëpushimi që i dha fund luftës së Koresë (1950-1953), praktikisht i ka lënë dy Koretë në gjendje lufte. Bisedimet ndërmjet katër aktorëve kryesorë të luftës së Koresë (dy Koretë, SHBA-ja dhe Kina), u ndërprenë në vitin 1999.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›