Kartat, Islami letër MB-së
Tiranë -Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste Kastriot Islami i ka dërguar një tjetër letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, ku i kërkon një përgjigje të plotë lidhur me procesin e kartave të identitetit. Në letër, Islami rendit disa nga problematikat e këtij procesi, si dhe mënyrën e pasqyrimit të tij tek komisioni parlamentar Ad Hoc.
“Nga analiza e informacionit të datës 27 maj 2009 rezulton se situata e aplikimeve, ndryshe nga deklaratat e MB, paraqitet tepër problematike e shqetësuese në qarqet Kukës (mbetet pa aplikuar rreth 70 përqind e votuesve pa pasaportë); Dibër (mbetet pa aplikuar rreth 60 përqind e votuesve pa pasaportë), Shkodër (mbetet pa aplikuar rreth 59 përqind e votuesve pa pasaportë) dhe Lezhë (mbetet pa aplikuar rreth 54 përqind e votuesve pa pasaportë). Gjithashtu në 12 rrethe niveli i aplikimeve është nën 50 përqind, konkretisht në rrethet Dibër, Burrel, Bulqizë, Krujë, Kukes, Has, Tropoje, Lezhe, Mirdite, Shkoder, Puke, Malesi e Madhe”-thekson në letër Islami.
“Me këtë rast Ju rikujtoj se PSSH ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë të dhëna që kanë të bëjnë vetëm me listat e votuesve dhe asnje informacion tjetër që do të prekte kriteret e mbrojtjes së të dhenave personale. Ju kërkojmë të zbatoni ligjin për mbrojtjen e të dhenave personale duke qënë njëkohësisht transparent me komisonin ad-hoc të kuvendit për të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me listat e votuesve”-pëfundon letra.