E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenis, Federer dhe Del Potro në gjysmëfinale

Vazhdon turneu i tenisit në Londër për meshkuj ku tashmë janë drejt fundit edhe ndeshjet e grupeve dhe po përcaktohen edhe gjysmëfinalistët e parë. Kështu në këtë turne ATP që është edhe turneu i fundit për këtë vit ka pasur një të eleminuar luksi siç është Rafa Nadal, por kanë kaluar në gjysmëfinale Roger Federer dhe argjentinasi Juan Martin Del Potro. Ky i fundit e ka mposhtur Federerin në një ndeshje me tre sete të enjten me rezultatin 2-1. Setin e parë e ka fituar Del Potro me rezultatin e pastër 6-2 ndërsa Federer ka bërë të vetin setin e dytë 7-6, por Del Potro ka fituar setin final 6-3 dhe ka fituar takimin kundër numrit një në botë. Por të dy tenistët janë kualifikuar për në gjysmëfinale me nga dy fitore dhe një humbje respektivisht. Argjentinasi dhe zvicerani kanë lënë jashtë Andy Murray për diferenca geimesh duke parë që të tre tenistët ishin në barazim edhe në diferenca setesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›