E Shtunë, 31 Tetor 2026

Srebrenicë/ Prokurori Bramerc kërkon arrestimin e Mlladiçit

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krime të luftës, Serzh Bramerc, ka kërkuar sot arrestimin e ish komandantit të armatës serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, duke thënë se "nuk ekziston alternativë tjetër".

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Srebrencië, ku sipas hetuesve, forcat serbe të Bosnjës kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit, më 11 korrik të vitit 1995.

Mendohet se i akuzuari Ratko Mlladiç, që kërkohet nga Tribunali i Hagës, po fshihet në Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›