E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Rafsanxhani humb postin kyç

Ish presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanxhani e ka humbur pozitën kyçe të ndikimit pasi radikalët e kritikuan se ishte tepër i afërt me reformatorët.

Rafsanxhani është zëvendësuar nga posti i kreut të Asmblesë së Ekspertëve, organ shtetëror, i cili e zgjedh udhëheqësin suprem, i mbikqyr aktivitetet e tij dhe ka pushtet ta largojë atë. Rafsanxhani e mbante këtë post në katër vitet e fundit.

Në vend të Rafsanxhanit është emëruar kleriku konservator, Ajatollahu Mohamad Reza Mahdavi Kan, 80 vjeç.

Rafsanxhani e kishte kritikuar shtypjen e protestave të opozitës pas rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›