Moti/ Mbërrijnë rrymat afrikane në vend

Vendi në të gjithë hapësirën gjeografike ka shënuar temperaturat më të larta deri më tani. I nxehti afrikan, i paralajmëruar pak ditë më parë ka hyrë në territorin e vendit tonë, duke krijiar një atmosferë jashtëzakonisht të nxehtë, me vlera që në kulmin e ditës janë rregjistraur deri 36 gradë. Por, e enjtja pritet të shënojë një tjetër rritje të temperarurave. Të premten, sipas "Meteoalb", pritet që i nxehti afrikan të tërhiqet pas dhe kjo do të bëjë që temperaturat që bien me 2-3 gradë. Në këto kushte, ku nuk përjashtohen edhe shira të dobët, pritet të mbetet edhe e shtuna. Por, e djela dhe java tjetër risjellin sërisht rritje të temperatrurave.