E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, poliklinikat marrin masat

Alarmi për gripin e derrave ka përfshirë tashmë gjithë sistemin shëndeëtsor. Menjëherë pas thirrjes së ministrisë së shëndetësisë për ekzaminim të çdo rasti të mundshëm, qoftë ai edhe me grip të zakonshëm, poliklinikat kanë marrë të gjitha masat për marrjen e mostrave. Sipas Vera Spahiut, kryeinfermiere në poliklinikën numër 9 në Tiranë, çdo pacient me simptomat e gripit do të kalojë përmes kësaj procedure. Edhe pse në këtë moment gjithë shëndetësia është mobilizuar për të kapur dhe trajtuar në kohë rastet e para të gripit të derrave, nga statistikat e vizitave të mjekëve të familjes, raportohet se edhe rastet me grip të zakonshëm janë sporadike.
Nëpër çdo poliklinikë e qendër shëndetësore, janë afishuar proshura të cilat tregojnë se cilat janë simptomat tipike të gripit të derrave, po ashtu edhe udhëzimet që duhet të ndjekin pacientët në rast se konstatojnë shenja të ngjashme me AH1n1.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›