Iran: Sulm vetëvrasës, vriten komandantë të Gardës
Media shtetërore iraniane tha se një vetvrasës shkaktoi të paktën 31 viktima përfshi disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare gjatë një mbledhje për sigurinë në Iranin juglindor.
28 persona të tjerë u plagosën në sulmin gjatë takimit mes Gardës Revolucionare dhe udhëheqësve fisnorë suni dhe shiitë në provincën Sistan-Baluçestan.
Agjencia shtetërore e lajmeve tha se një person i veshur me një jelek me eksploziv hodhi veten në erë gjatë takimit. Gjashtë komandantë të lartë u vranë përfshi zëvendës komandanin e Gardës Revolucionare, gjeneralin Nor Ali Shoshtari.
Media iraniane njofton se grupi kryengritës suni, Jundallah, mori përgjegjësinë për sulmin, por ky grup nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike. Po sipas medias iraniane, ministria e jashtme e Iranit tha se sulmuesit hynë në Iran nga Pakistani.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejad u zotua t'i kapë shpejt dhe t'i dënojë personat përgjegjës për dhunën.
Garda Revolucionare akuzoi gjithashtu Perëndimin për sulmin, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara si një forcë e "injorancës globale".
Zëdhënësi i
departamentit amerikan të shtetit, Iën Kelli e dënoi sulmin si një akt
terrorist dhe hodhi poshtë pretendimet për ndërlikimin amerikan si komplet
false. //rd//