E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket superstrada Fushë Krujë-Lac

KRUJË-6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të ndryshme të ndodhura në orët e para të mëngjesit në superstradën Fushë Krujë-Lac. Aksidenti i parë është shënuar rreth orës 3. 30 të mëngjesit, në afërsi të fshatit Derven kur 2 autovetura tip benz janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të kalimit të normave të shpejtësisë dhe terrenit rrëshqitës të krijuar nga reshjet e rëna. Po kështu, një askident tjetër ka ndodhur po në këtë superstradë, në afërsi të fshatit Luz. Aksidenti ka ndodhur një orë pas aksidentit të parë. Në këtë aksident janë përfshirë një autoveturë me targa të huaja BG 920 LA tip audi dhe një autoveturë tip volsvagen me targa të Matit 25 22 A. Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona, që gjithashtu janë transportuar drejt spitalit ushtarak. Policia sqaron se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin automjetet.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›