Rrëshen, rrëshket dheu, bllokohet rruga
RRËSHEN-Ndryshimi i motit rikthen fenomenin e rreshqitjes së dheut, kryesisht në zonat veriore. Këtë herë në Spac të Rreshenit, ka rreshkitur një pjesë e rrugës së Spacit duke bërë që të bllokohet komunikimi rrugor i 4 fshatrave të Rreshenit dhe i një fshati të Pukës. Shirat e shumtë të këtyre ditëve kanë bërë që të rreshkasin rreth 70 m rrugë nga aksi rural Reps-Spac. Për pasojë kanë mbetur të izoluar fshatrat Spac, Gurth Spac, Mushte dhe Munell si dhe lidhja e tyre me fshatin Gjegjan të Pukës. Këta fshatra janë të izoluar për momentin deri në riparimin e rrugës së dëmtuar, rrugë e cila bën lidhjen mes tyre si dhe lidhjen me rrugën nacionale. (m.a/BalkanWeb)