E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohet bashkëpunëtori i Ahmadinexhad

Duket se ashpërsohet beteja për pushtet mes presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad dhe udhëheqësit shpirtëror, Ajatollahut, Khamenei.

Forcat e sigurisë arrestuan në Teheran nën akuzën e korrupsionit, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ahmadinexhad, Mohamed Sharif Malekzadeh i cili i kundërshton akuzat.

Një numër i madh zyrtarësh të lidhur ngushtë me presidentin Ahmadinexhad janë arrestuar muajt e fundit. Sipas mediave ndërkombëtare kjo tregon se Ajatollahu Khamenei po i kundërvihet Ahmadinexhadit pasi ky i fundit disa herë ka vënë në diskutim autoritetin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›