E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komplot terrorist në SHBA, arreston dy të dyshuar

Dy persona janë akuzuar në SHBA se kanë planifikuar sulm terrorist ndaj një qendre ushtarake të rekrutimit në qytetin veri-perëndimor të Seatles.

Autoritetet thanë se personat e akuzuar të cilët ishin konvertuar në myslimanë, ishin frymëzuar nga sulmi i viit 2009 në Fort Hud të Teksasit, në të cilin u vranë 13 persona nga një ushtarak mysliman i lindur në Amerikë.

Zyrtarët thanë se të dyshuarit- Abu Khalid Abdul-Latif, i njohur edhe si Xhozef Entoni Dejvid, 33 vjeç dhe Uolli Muxhahid, i njohur edhe si Frederick Doming, 32 vjeç janë arrestuar ndërsa ishin duke përgatitur sulmin.
Agjentët federalë ishin njoftuar për komplotin nga një informator i cili u kishte shitur atyre armët për të kryer sulmin.
Sipas mediave ndërkombëtare dy të arrestuarit nuk kanë lidhje me organizatën terroriste Al Kaeda, apo grupet e tjera terroriste.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›