Afganistani, sërish lider i prodhimit të opiumit

Një raport i ri i OKB-së mbi tregun e paligjshëm global të drogës, theskon se prodhimi i opiumit në Afganistan ka rënë në vitin 2010.
Me gjithë rënien, Raporti Botëror i Drogës për vitin 2011 tha se Afganistani mbetet prodhuesi më i madh i opiumit në botë.
Në vitin 2010, furnizimi botëror nga Afganistani ka qenë 74 për qind. Si prodhues i dytë në botë, vjen Mianmari, por larg nga Afganistani, me vetëm 12 për qind të prodhimit global.
Drejtori ekzekutiv i UNODC, Juri Fedotov deklaroi se prodhimi i 3 mijë e 600 tonë opium e ka bërë Afganistanin prodhuesin më të madh botëror në vitin e kaluar, edhe pse në krahasim me vitin 2009, Afganistani ka shënuar rënie të prodhimit nga 88 në 74 për qind.
OKB parashikon rritje te prodhimit të opiumit në Afganistan për këtë vit.