Iran, arrestohet i dyshuari si spiun i CIA-s

Ministria e Inteligjencës së Iranit ka bërë të ditur se ka arrestuar një perso që punonte për Agjencinë Amerikane të Inteligjencës por ka refuzuar të bëjë identitetin e tij.
Mësohet se i dyshuari është qytetar amerikan dhe se ishte dërguar në bazën ushtarake në Bagram të Afganistanit, prej nga ishte nisur për në Iran për një mision spiunazhi.
Agjencia e lajmeve ISNA ka publikuar një deklaratë të ministrisë ku thotë se agjentët e inteligjencës së Iranit kishin zbuluar misionin e të dyshuarit, e kishin vëzhguar atë derisa kishte kaluar kufirin, nga Afganistani në Iran dhe më pas e kishin arrestuar.
Irani shpesh lajmëron për arrestimin e spiunëve të dyshuar që punojnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Izraelit, por pa paraqitur ndonjë dëshmi konkrete.