E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Arabe i kërkon OKB-së zbatimin e masave për Sirinë

Liga Arabe do t`i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t`i kërkuar adoptimin e masave të vendosura prej saj për Sirinë, në shenjë revolte kundër shtypjes së dhunshme të protestave nga regjimi i Bashar al Assad.

Kështu deklaroi kryeministri i Katarit, Hamad ben Jasem al-Khalifa.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të Ligës Arabe që do të mblidhen në datë 21 dhjetor, do të diskutojnë në lidhje me propozimin në fjalë”, deklaroi kryeministri i Katarit. Megjithatë, Liga Arabe është shprehur kundër cdo rezolute që do të conte në një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare në Siri për të ndaluar dhunën.

Ndërkohë, dhuna në Siri vazhdon të shkaktojë viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›