E Diel, 1 Nëntor 2026

Marhnac: Nuk ka krizë humanitare në Kosovë

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marhnac, ka hedhur poshtë zërat se në Kosovë ka krizë humanitare.
“Të gjithë e dimë se nuk ka krizë humanitare në Kosovë dhe kjo gjë është e dukshme.

Nëse Rusia dëshiron të tregojë mbështetjen e saj në çfarëdo mënyrë, përse të mos e bëjë? Por, ajo mbështetje duhet të bëhet duke respektuar parimet themelore të sundimit të ligjit. Është normale që të kontrolloheni kur kaloni portat. Ky është standard bazë kudo në Evropë”, ka thënë de Marnhac në një intervistë për AP-në.
 

Konvoji i ndihmave ruse qëndroi i bllokuar tre ditë në kufi, pasi protestuesit serbë nuk pranuan të lejonin Policinë e EULEX-it të kalonte nëpër zonë. Përfundimisht, tri makina policore të EULEX-it shoqëruan konvojin e ndihmave ruse.
 

Pas kontrollit në kufi, autoritetet doganore e policore të Kosovës, së bashku me ato të EULEX-it, verifikuan se kamionët nga Rusia përmbanin stufa për ngrohje, gjeneratorë, tenda dhe një sasi të vogël ushqimi të konservuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›