Iran ekzekutohet vrasesi ne vendin e krimit

Një person i shpallur fajtor për vrasje është varur publikisht në Iran në vendin ku kishte kryer krimin në Teheran.
Yaghub, 31 vjeç, vrau një burrë, rival në dashuri, në të njëjtin shesh.
E gjithë skena e krimit ishte regjistruar me celular nga një kalimtar dhe u shpërnda në internet dhe mediat lokale.
Për të marrë pjesë në ekzekutimin e tij ishte një turmë e madhe.
Në këtë mënyrë shkon në 13 numri i personave të varur nga fillimi i vitit në Iran.