E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni amerikan humb postin pas videove të turpshme

Me sa duket, videot skandaloze me femra që i përkasin kapitenit Ouen Honors, janë gjiruar gjatë viteve 2006 dhe 2007. 

Marina thotë se veprimet e kapitenit dhe “mungesa e thellë e gjykimit” vënë karakterin e tij në dyshim dhe si i tillë ai nuk disponon besueshmërinë e duhur për të vijuar detyrën.

Honors është përcaktuar tashmë në një rol administrative, njoftoi gazetarët Adm Harvey të martën.

Marina do të vijojë me hetimet rreth çështjes në mënyrë që të përcaktohet se cilët zyrtarë jashtë anijes më të famshme amerikane patën dijeni rreth videove.

Ish-piloti Ouen Honors, 49-vjeç, ishte oficeri i dytë në komandë, në kohën që u gjiruan videot. Ekzistenca e videove u bë e ditur javën e kaluar nga gazeta “Virginian-Pilot”, por nuk dihen arsyet e publikimit të tyre dhe kush ndodhet pas.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-01-05 10:06
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›