E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detajet e takimit të çuditshëm para pushtimit të Kuvajtit

Ushtria irakiane kishte pushtuar Kuvajtin me 2 Gusht 1990 dhe Sadami kishte pranuar të takohej me ambasadorin Glaspie një javë para pushtimit. Qëndrimi i ambasadorit Glaspie mbështeste pushtimin dhe ky koment ka zënë vend të gjerë në shtypin perëndimor.

Autoritetet irakiane i kishin dorëzuar shtypit perëndimor raportet e takimit  Sadam-Glaspie. Mbështetur tek këto raporte kishte dalë në shesh deklarata se  “SHBA-ja kishte nxitur Sadamin të pushtojë Kuvajtin”. Dhe kjo deklaratë duket se mbështetet në deklaratat e dhëna nga ambasadori pas takimit si “ne nuk përzihemi në problemet mes arabëve”.

Sipas dosjeve të publikuara dje nga Wikileaks në të njëjtën ditë me takimin e zhvilluar me Sadamin, ambasadori amerikan Glaspie i kishte dërguar Sekretares amerikane të Shtetit raportin në lidhje me këtë takim më date 25 gusht 1990. Titulli i raportit ishte “Mesazhi miqësor i Sadamit dërguar Presidentit Bush”. Në këtë raport ambasadori nuk përdorte ndonjë shprehje që të pasqyronte ndonjë vëzhgim rreth përgatitjes së Sadamit për pushtim dhe të bën përshtypje përdorimi i një titulli goxha pozitiv.

Sipas raportit të ambasadorit, gjatë takimit Sadami ka folur rreth dëmeve ekonomike të vendit si pasojë e politikave të gabuara të Kuvajtit dhe vendeve arabe. Në këtë takim pak të gjatë, ambasadori Glaspie i kujton Sadamit grupet e ushtarëve në kufi me Irakun dhe e pyet “Çfarë mendimi keni, cilat janë planet tuaja?”

Dhe Sadami pohon se kjo është një pyetje e drejtë dhe pasi prek tema si humbjet dhe dëmet ekonomike të vendit të tij kalon në përpjekjet ndërmjetëse të Presindetit të Egjiptit, Husni Mubarak . Në kuadër të këtyre përpjekjeve për ndërmjetësim, ai pohon se edhe kuvajtianët janë të gatshëm të bisedojnë dhe se do të takohen  në Riad me Princin e Kuvajtit dhe numrin dy të Kuvajtit, İzzet İbrahim. Më pas shton se kuvajtianët do të vijnë në Bagdad të shtunën, të dielën ose të hënën, nëse nuk është e mundur do të vijnë me 30 Korrik 1990.

Duke thënë se “I kam dhënë fjalën Mubarakut se nuk do të ndodhë asgjë deri në këtë takim”, Sadami pohon se do të arrihen rezultate pozitive nga bisedimet dhe se Kuvajtianët do të lëshojnë pe.

Kënaqësinë e ndjerë nga zhvillimi i këtyre bisedimeve ambasadori Glaspie e shpreh me këta fjalë: “jam shumë i lumtur nga ky lajm” dhe Sadami i përgjigjet “transmetojini presidentit Bush përshëndetjet e mia më të ngrohta”.

Ajo fjali e famshme e cila i hapi rrugë deklaratave në lidhje me mesazhin “në nuk përzihemi nëse Kuvajti pushtohet”  të dhëna nga SHBA-të në momentin e takimit, zë vend në vazhdim të raportit të ambasadorit Glaspie. Në një paragraf tjetër pasi shkruan se i dërgon Bushit përshëndetjet më të ngrohta nga Sadami, shkruan një shënim të shkurtër rreth mosmarrëveshjes për kufirin Irak–Kuvajt dhe më pas Ambasadori i është drejtuar Sadamit me këta fjalë: "Kam punuar në Kuvajt para 20 viteve dhe atëherë ashtu siç ndodh tani SHBA-të kanë mbajtur një qëndrim neutral, të paanshëm në punët mes arabëve”.

Pas lajmeve në lidhje me këtë takim Glaspie është larguar nga Departamenti i Shtetit dhe i është rikthyer jetës akademike./Zaman-Start/A.Kokiçi/

                                                                                             2011-01-05 09:20
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›