E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, gati testi për raketën me rreze të gjatë

Ky njoftim bëhet vetëm pak ditë pas deklaratës së presidentit Ahmadinexhad në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Lajmi bëhet i ditur nga radioja shtetërore, e cila citon shefin e forcave ajrore, Husein Salami.
Sipas tij, pas provave të sotme me dy raketa me rreze të shkurtër, ditën e nesërme do testohet raketa me rreze të gjatë veprimi.

Raketa “Shahab 3” mund të arrijë shumë lehtë Izraelin, gjithashtu edhe bazat amerikane në Gjirin Persik.
Projektuesit dhe ndërtuesit e kësaj rakete thonë se ajo mund të përshkojë jë distancë prej dy kilometrash.
Gjenerali Salami deklaroi se Mëngjesin e sotëm u lëshuan raketat “Zelzal” dhe “Tondar Fateh 110”, ndërkohë që në mbrëmje programi do vazhdojë me lëshimin e “Shahab 1 dhe 2” me rreze të shkurtër.

Kurse të hënën do provohet edhe raketa me rreze të gjatë, “Shahab 3”.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›