Komandanti i KFOR në Prishtinë: Zvogëlimi i trupave sdo ndikojë në stabilitetin

Prishtinë, 26 shtator NOA-Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se zvogëlimi i pjesëtarëve të NATO-s në Kosovë nuk do të ndikojë në stabilitetin e vendit.
Deri në fund të janarit 2010, në Kosovë do të mbesin rreth 10 mijë pjesëtarë të KFOR-it, por ata do të organizohen në mënyrë që do tu mundësojë ta kryejnë detyrën e tyre, ka thënë Bentler.
Ai ka shtuar se KFOR-i do ti mbetet i përkushtuar garantimit të paqes dhe mjedisit të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.