Iran, grevë masive urie në mbrojtje të reporteres
Gazetarë e studentë, por edhe shumë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, më shumë se 200 njerëz nga e gjithë bota që e kanë njohur, apo që thjesht kanë dëgjuar për të, i janë bashkuar grevës së urisë në shenjë solidariteti ndaj gazetares iraniane me pasaportë amerikane, Roksana Saberi. Vetë reporterja është prej ditësh në grevë urie, në pritje tw apelit pas dënimit me tetë vjet burgim nga një gjykatë iraniane. Nisma e ndërmarrë nga Universiteti i Çikagos, ku është diplomuar Roksana, i bashkohet asaj të katër anëtarëve të "Reporters Sans Frontières".