E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, kryeson Ahmedinexhad

Komisioni zgjedhor ne Iran beri te ditur se ne numerimin e votave pas mbylljes pak me pare te procesit zgjedhor, presidenti aktual Mahmud Ahmadinexhad kryeson ndaj rivalit Mir Hosein Musaui. Ne keto votime u thirren te votojne me shume se 46 milion zgjedhes. Kutite e votimit u hapen ne oren 8 te mengjesit ndersa mbyllja e qendrave te votimit u shty per t’i dhene mundesi iranianeve te votojne, e te cilet shenuan nje pjesemarrje te madhe ne keto zgjedhje qe shihen si vendimtare per Teheranin. Zgjedhjet presidenciale ne Iran po ndiqen me vemendje te veçante ne Shtetet e Bashkuara, ne Izrael dhe ne shume kryeqytete te Evropes. Keto zgjedhje jane veçanerisht te rendesishme per faktin se zhvillohen ne kohen kur administrata amerikane e Barak Obames po perpiqet te aplikoje nje politike te re te angazhimit me Teheranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›