E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria jep me koncesion Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë -Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi rekomandimet e Komisionit Ndërministror për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë theksoi se rekomandimet e Komisionit Ndërministror për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës synojnë që aeroportin ta shpiejnë prej kualifikimit si i pamjaftueshëm, në një aeroport të rangut botëror, me standarde ndërkombëtare. Projekti përfshin ndërtimin e një terminali të ri, tri herë më të madh se ky ekzistues, me 25 mijë metra katrorë, si dhe zhvendosjen e pajisjeve të radarit.

Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve për pagesën e tarifave për anëtarësim në Grupin e Bankës Botërore. Kostoja fillestare e kësaj pagese është 2.143.676 (dy milionë e njëqind e dyzetetremijë e gjashtëqindeshtatëdhjetë e gjashtë) dollarë, ndërsa kuotat tjera do të paguhen më vonë, pas aplikimit të suksesshëm të cilat do të trajtohen në kuadër të procesit të rishikimit gjashtëmujor të buxhetit.

Projekti përfshin ndërtimin e një terminali të ri, tri herë më të madh se ky ekzistues, me 25 mijë metra katrorë, si dhe zhvendosjen e pajisjeve të radarit. ë mënyrë që të financohet ky program i investimevetë fuqishme, studimi rekomandon përfshirjen e sektorit privat përmes koncesioneve, njoftoi kryeministri Thaçi. Në vazhdim, ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro. Kjo i ofron Kosovës benefitin më të lartë ekonomik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›