2 atentate kamikaze ne Pakistan
Atentatoret vetevrases i kunderpergjigjen me dhune forcave qeveritare pakistaneze. Te pakten 10 persona kane humbur jeten ne 2 atentate perkatesisht ne Lahor dhe Naushera. Te lenduarit jane 100. Ne qender te atentateve kane qene 2 xhami ku besimtaret ishin mbledhur per lutjet e se premtes. Ne qytetin Lahor midis viktimave eshte kreu fetar i nje shkolle islamike me bindje te moderuara antitalebane. Sipas policise, personi ne fjale qe jetonte i mbrojtur nga skorta, ishte kercenuar shpesh me vdekje pasi kritikonte strategjine e atentave vetevrasese dhe mbeshteste ofensiven e ushtrise pakistaneze ne Luginen Suat. Disa minuta pas shperthimit ne Lahor, nje tjeter shperthim u verifikua ne Naushera.