Afganistan, vritet gazetarja e "Calgary Herald"
Rebelët afganë kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër ndërkombëtarëve. Mediat e huaja raportojnë se nga atentatet e kryengritësve është vrarë edhe një gazetare që po shoqëronte disa kanadezë. Automjeti i tyre u godit nga një bombë në jug të Kandaharit të mërkurën, bëri të ditur ministri kanadez i mbrojtjes. Gazetarja është reporterja kanadeze e "Calgary Herald" 34 vjeçarja Michelle Lang. Ishte hera e parë për gazetaren, që punonte në Afganistan në detyrën e saj si reportere dhe ajo ndodhej në vend që nga data 11 dhjetor. Ndërkaq sipas një bilanci të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve ose (IJF-së), gjatë këtij viti kanë vdekur më shumë se 130 bashkëpunëtorë medash, rreth 20 më shumë se në 2008. Vendet e rrezikshme për gazetarët, sipas raportit, ishin Filipinet, Meksika dhe Somalia. Organizata "Reporterë pa Kufij" llogarit për këtë vit më shumë se 1400 raste të dhunës së ushtruar kundër bashkëpunëtorëve të mediave.