Iran, parlamenti kundër Ahmadinejadit

Parlamenti iranian ka denoncuar sot tek autoritetet juridike vendimin e presidentit Mahmud Ahmadinejad për të marrë edhe postin e ministrit të Naftës.
Sipas televizionit shtetëror, kjo lëvizje është konsideruar si antikushtetuese.
Më shumë se gjysma e deputetëve (165 në 290) ka firmosur një letër në të cilën theksohet se mos emërimi i një ministri dhe marrja e detyrës nga ana e Ahmadinejad është shkelje e Kushtetutës.