E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mladiç paralajmëron vetëvrasjen?

Gjëja e fundit që ka parë në Beograd përpara se të ekstradohej në Hagë, ka qenë varri i vajzës së tij. Ish-lideri i Bosnjes, Ratko Mladiç është lejuar që të vizitojë për 20 minuta varrin e vajzës Ana pak kohë para ekstradimit për në Hagë.

“ Vajza ime, Ana ime, duhej të isha unë aty në vend tënd. Por, të premtoj se shumë shpejt do të jem pranë teje”, ka thënë Mladiç para varrit, që është marrë edhe si interpretim për një vetëvrasje të mundshme në qelinë e burgut ku ka shkuar.

Ana Mladiç është vetëvrarë në moshën 23-vjeçare në vitin 1994 me revolen e preferuar të babait të saj. Aktin e bëri pasi lexoi në gazeta krimet e tmerrshme të babait që po bënte në Bosnjë. Por, Mladiç ka deklaruar se vajza e tij Ana është vrarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›